Ishte i vetmi që refuzoi Dinamo Zagrebin për të qëndruar tek Rijeka | Tifozët e klubit kroat me koreografi spekakolare

Ishte i vetmi që refuzoi Dinamo Zagrebin për të qëndruar tek Rijeka | Tifozët e klubit kroat me koreografi spekakolare

Radomir Dalovic, legjenda e Rijekës, i cili ishte i vetmi anëtar i stafit që refuzoi të shkonte në Dinamo, andaj mori një ovacion të madh.

Fillimi i javës së re u shënua edhe nga një situatë tejet dramatike në futbollin kroat. Në një pasdite u shkarkua ish-trajneri i Dinamos, Igor Biscan dhe u punësua një i ri, Sergej Jakirovic. Ai do të përballet menjëherë me një sfidë të madhe duke pasur parasysh se do të debutojë kundër Sparta Pragës në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League.

Rijeka poashtu do të luajnë kundër Lille të enjten, dhe sipas presidentit të klubit Miskovic, Radomir Dalovic dhe Darko Raic-Sudar do të udhëheqin Rijekën të enjten kundër Lille në play-off të Ligës së Konferencës.

Para kësaj ndeshje, tifozët e Rijekës kanë përgatitur një koreografi spektakolare në stërvitjen e mbrëmshme të ekipit të parë. Radomir, legjenda e Rijekës, i cili ishte i vetmi anëtar i stafit që refuzoi të shkonte në Dinamo, mori një ovacion të madh.

Related Articles