Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me gjyqtarin Radomir Laban.
Ai tha për të se ishte milic i Serbisë dhe se për 25 vjet ka punuar si gjykatës i Sllobodan Millosheviqit.
“Sot Presidentja reagoi për një gjykatës i cili nuk ka marrë ende asnjë vendim në kërkesën e saj. Ndërsa, opinioni duhet ta dijë një gjykatës serb, i cili ka qenë milic nga shkolla e Vushtrrisë, nga vitet e 80-ta, në ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar, ai ka qenë milic i Serbisë, nga 80-ta deri në 90-tën”.
“Nga 90-ta deri në 92-tën ka qenë Drejtor i Inspektoratit të Punëve të Brendshme në nivel të Kosovës dhe për 25 vjet ka punuar gjykatës i Serbisë dhe i Sllobodan Millosheviqit, ai e ka pasur lëndën e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Apelit dhe e ka kthyer në rigjykim pasi jemi liruar ne”, u shpreh tutje ai