Skuadra e Ballkanit ka triumfuar ndaj Prishtinës në kryendeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani ka mposhtur Pishtinën me rezultatin minimal 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
“Pjesën e dytë ishte paraqitje e kënaqshme, lujtëm me një rival që është në formë më të mirë se ne, ka pas lojë më shumë, janë më të komponuar, jam shumë i kënaqur me skuadrën, falenderojë Plisat që e kane bo një nate madhështore sot”, tha fillimisht Munishi për Sport1.
“Na ka penguar shiu të zhvillojme lojë më të mirë edhe ne edhe Ballkanin, ka qenë një ndeshje me plot kuptimin e fjales derbi, kemi nevoje për më shume kësi ndeshje dhe kësi atmosfere. Lufta, angazhimi, spektakli, çdo gje ishte në rregulle. Shpresojë qe t’i gëzojmë tifozët në ndeshjet tjera”, përfundoi ai.