Një lajm tragjik është raportuar nga Bosnja e Hercegovina ditën e sotme (e diel).
Ka vdekur në moshën 20-vjeçare Mato Matiq, portieri i ligës së ulët FC Mladost Domaljevac, njoftoi klubi boshnjak.
Sipas faqes në Facebook “Domaljevac – Diaspora”, Matiq ka mbrojtur ndeshjen për ekipin e tij të shtunën, ndërsa një ditë më vonë është gjetur i vdekur në një veturë pranë një diskotekë në Orašje.
Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa lajmin për vdekjen e portierit e ka konfirmuar vetë klubi, të cilin e ka kontaktuar përmes Facebookut.