Ishujt sekretë në Europë për të shmangur turmat, pas hapjes së masave anti-COVID

Ishujt sekretë në Europë për të shmangur turmat, pas hapjes së masave anti-COVID

Ndërkohë që shumë vende po mundohen të koordinojnë listat e udhëtimeve dhe pasaportat e vaksinës, rezervimi i një udhëtimi të këndshëm nëpër Europë mund të kthehet në një sfidë në vetevete këtë sezon veror.

Kjo ama mund të jetë diçka më e mirë nga ç’e kishit menduar për sa i përket planeve tuaja për pushime këtë verë – shmangia e vendeve të mbi-populluara me turistë mund të kthehet në një forcë që na shtynë për të eksploruar pjesë të kontientetit tonë që nuk i kishim ditur që ekzistojnë.

Në këtë rast, po flasim për mijëra (po, po mijëra) ishuj sekretë Europianë. Qetësia, kultura, kuzhina, të gjithë togfjalëshit tuaj të preferuar që jeni mësuar t’i dëgjoni gjithmonë kur vjen puna tek pushimet.

Këto janë disa nga ishujt sekretë më mbresëlënës në Europë.

Lastovo gjendet mes kepit më verior të Puljas së Italisë dhe jugut të Kroacisë, ku mblidhet kolektivi i ishujve të njohur Kroat, në bregdetin Dalmatian. Pamjet nga lart të këtij ishulli do t’ju bënin të besonit se po flitet për brigje diku në Bahamas. Është thuajse shumë perfekt për të mos iu kujtuar Karaibet.

Edhe pse është masa tokësore më e madhe mes 47 ishujve të tjerë të këtij bregdeti, është shtëpia e vetëm një hoteli, Triton-i i cili ofron akomodim me pamje madhështore dhe restorante fare pranë detit.

Një fakt tjetër interesant është se ky vend ofron një nga qiejt Europian më të populluar nga yjet gjatë natës (diçka kjo, e provuar shkencërisht).

Ishulli Oronsay, Skoci

Skocia është shtëpia e më shumë se 790 ishujsh, gjë që e bën të zë vendin e dytë në mes të mijëra grumbuj ishujsh të tjerë Nordik dhe Skandinav përgjatë të gjithë kontinentit. Nëse e planifikoni siç duhet, baticat do t’ju lejonin akses nga ishulli Sky deri në ishullin Oronsay me anë të një rruge të ngritur, gjë që vetëm sa ja shton këtij ishulli aspektin e tij mistik.

Peizazhet dramatike e bëjnë këtë vend një mundësi perfektë për të bërë ecje përgjatë terrenit, për të parë kodrat, shpellat që shkojnë deri në 60 metra lartësi, si dhe një bregdet me një ngjyrë blu të thellë dhe të akullt. Përfshirja e këtij ishulli në pushimet tuaja të ardhshmë në zona malore, nuk do të kishte si të quhej gabim.

Gozo, Malta

Një ishll-mbi-një-ishull, Gozo konsiderohet nga vetë qytetarët e Maltës, si destinacioni si-motër rural dhe kulturor i vetë ishullit të famshëm Mesdhetar. Mund të arrihet me anë të një trageti për më pak se 25 minuta nga porti kyresor i veriut të Maltës.

Rrugët mitologjike të Gozo-s do t’ju gjejnë të përfshirë në arkitekturën Barok që ju drejtojnë drejt stallave që ju ofrojnë seanca shijimi të vajrave, verërave dhe bukëve vendase.

Gozo është gjithashtu i famshëm për zhytësit me polumbar të cilët kanë një mirad shpellash gati për t’u eksploruar. Vrima Blu, një fenomen gjeologjik mjaft unik që lidh zhytësit më anë të një harku nën-ujor është një tjetër aspekt interesant i këtij ishulli.

Formentera, Ishujt Baleare, Spanjë

Më i vogli i ishujve Baleare në Spanjë është një vend që po shtohet vazhdimisht në listën e popullaritet nga turistët që po kërkojnë për një version më të qetë të ishullit komshi të Ibizës i cili njihet për gjallërinë e jetës se natës. Plazhet e tij me rërë të bardhë dhe perëndimet qelibar përbëjnë vendin perfekt për një arratisje nga çmenduria e festave të ishullit karshi.

Turistët mund të presin të shijojnë disa nga ushqimet më të mira Mesdhetare që do të provojnë në jetë, në resotrantet rreth e rrotull ishullit. Pjatat përfshijnë ato në versionin e mezeve të vogla ose siç quhen në gjuhën vendase ‘tapas’ e deri tek peshku dhe prodhimet e detit të freskëta të sapo kapura nga peshkatarët e zonës.

Jeta dhe aktiviteti përreth ishullit, përveç plazhit është diçka që në këtë ishull mund të arrihet lehtësisht – Formentera është gjithashtu mjaft e lehtë për t’u eksploruar me biçikletë. Në këtë mënyrë, vizitorët mund të kenë një pamje të plotë të gjithë asaj që ky ishull mund të ofrojë nga faret antike e deri tek livadhet e gjelbra të përjetshme e nën ujore të barit detar të njohura si Posidonia që janë të çertefikuara tashmë si trashëgimi e jona botërore.

Porquerolles, Francë

Fillimisht, kjo hapësirë është bërë e banueshme nga në grup fshatarësh të zonës; jeta në këtë shtrirje toke prej 7 kilometrsh përballë bregdetit të Rivierës nuk u bë e frytshme deri në fundin e shekullit të 19’të. Vargje kodrash lidhen mrekullisht me bregdetet ranore që tërheqin barka me vizitorë gjatë muajve të verës. E kush mund t’i vinte faj, me temperatura që arrijnë mbi 30 grade celcius dhe një ujë deti ngjyrë azurr?

Parku Kombëtar Port-Cros është pika më kryesore që tërheq turistët që dashurojnë natyrën dhe qetësinë. Ky park përfshin pjesën më të madhe të ishullit dhe ruhet deri në detaj nga shteti Francez. Mos e humbni mundësinë për të shijuar këtë ishull kaq të veçantë dhe sado të qetë, edhe plot jetë.

Related Articles