Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismaili, ka publikuar listën me 39 kandidatë për Asamblenë Komunale të Gjilanit.
Ismaili tha se kjo listë është “pasqyrë e vlerave tona me përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion”.
“Po ua prezantojmë ekipin tonë të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjilanit me njerëz të ndershëm, profesionistë të dëshmuar, aktivistë të palodhur dhe zë përfaqësues të qytetarëve. Në të gjeni përfaqësues nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe komunitetet e Gjilanit. Burra e gra që i bashkon dashuria për qytetin tonë dhe dëshira për ta parë atë duke u zhvilluar”.
“Lista jonë është sinonim i njerëzve kredibil të cilët janë me përplot përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Bashkë me ta, synimi jonë është ta kthejmë besimin në komunë, t’i hapim rrugë rindërtimit të Komunës së Gjilanit dhe të sjellim ndryshimin që qyteti ynë e meriton”, u shpreh Ismaili.
“Më 12 tetor, le ta kthejmë bashkë Gjilanin në rrugën e zhvillimit e të përparimit”.