Ismaili: Ka analfabetë funksionalë që janë ende në Kuvend të Kosovës

Ismaili: Ka analfabetë funksionalë që janë ende në Kuvend të Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Fisnik Ismaili, deklaroi se kishte hyrë në politikë disi si rastësisht më 2010 pasi po i ndihmonte Shpend Ahmetit në fushatë politike.

Siç u shpreh në emisionin “DPT TE FIDANI”, pasi ishte kyçur në politikë e ka parë veten të rrethuar edhe me njerëz që sipas tij, nuk dinë të shkruajnë.

“Ke ende analfabetë funksionalë që janë në Kuvend të Kosovës. Kur hyra brenda e pash që di më shumë se plot njerëz”.

“Me krejt shpirtin kemi besuar për ndryshimin që ka me ndodh, por pastaj e kupton që disa njerëzve sa më shumë që po i afrohet pushteti, po i dilka ai Hajdari që e ka brenda”, deklaroi Ismaili.

Related Articles