Ismaili: Nuk është rezultati që shpresuam, por jam shumë krenar për frymën pozitive

Ismaili: Nuk është rezultati që shpresuam, por jam shumë krenar për frymën pozitive

Kandidati i PDK-së për Prishtinë, Uran Ismaili ka reaguar pas rezultateve të korrura në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka falënderuar qytetarët e Prishtinës nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale. 

“Ju falënderoj të gjithëve prej zemrës për dashurinë, besimin, mbështetjen dhe angazhimin tuaj gjatë kësaj fushate. Ju keni qenë frymëzimi im më i madh – faleminderit për gjithçka,” tha Ismaili. “Edhe pse jemi rritur gjithandej dhe jemi partia e dytë në Asamble, ky nuk është rezultati për të cilin kemi shpresuar, por prapë jam shumë krenar për punën ekipore dhe frymën pozitive që kemi përfaqësuar në qytet. Faleminderit të gjithëve nga zemra. Shihemi në Prishtinë”, tha ai.

Ismaili, doli i treti pas Përparim Ramës së LDK-së e Hajrullah Çekut të Vetëvendosjes. 

Ismaili mori 27.77 për qind të votave, sipas rezultateve preeliminare në uebfaqen e KQZ-së. Kanë mbetur edhe tri qendra votimi për t’u procesuar.

Related Articles