Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë në “Pressing” të T7 se Dimal Basha është bullizues dhe shpërndarës i urrejtjes ndaj vlerave të luftës.
Por, ai tha se Kosova është më e rëndësishme se Dimal Basha, dhe për këtë PDK e votoi – që mos të bllokohet Kuvendi.
Ai tha se LVV e bllokoi gjatë Kuvendin dhe në fund vendosi për Dimal Bashën – e atë çfarë po ndodh tutje, Ismaili e cilësoi si “karma”.
“Unë Dimalit ia kam parë deklaratat para se me ia pa punimit, ma thellon mendimin por deklaratat e tij për UÇK-në siç herët kanë qenë të kësaj natyre, prandaj për mua nuk më ndrron mendimin. Tani ilustron dhe komunikon me publikun e gjerë dhe vetë votuesit e LVV”.
“Ata që e dinim ne që Dimali është një bullizues dhe shpërndarës i urrejtjes ndaj vlerave tona kombëtare, tani u bë e kumtune nga palët e treta, e shpërfaq krejt situatën çfarë e kemi”.
“E bllokon Kosovën kaq gjatë për me nxjerr Dimal Bashën kryetar Kuvendi kjo është një lloj karme që të kthehet”, ka thënë Ismaili.