Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk e ka pasur asnjëherë kompleks që është pjesë ai.
Ai tha në Pressing të T7 se në degën e Prishtinës ka garuar gjashtë herë, ku tri herë ka fituar.
Sipas tij, PDK-në nuk mundet ta konsideroj siç e ka lënë Kadri Veseli, duke shtuar se ka ndryshuar koha.
Por ai thotë se nuk ka ndryshuar nga vlerat që ka parë në PDK, duke përmendur atdhedashurinë.
“Unë jam PDK, nuk kam kompleks me më tregu dikush sa PDK je. Kohën më te mirë të jetës tem e kam dhënë në PDK në aktivizëm politik. Kam garuar gjashtë herë, kam humbur tri herë, 50 me 50 e kam. A më duhet një PDK që unë mundem më udhëheq si kryetar i degës së Prishtinë e që i përgjigjet qytetarëve të Prishtinës, natyrisht që po. Nuk mundem me konsideru PDK-në si me ka la Kadri Veseli me tha s’mundem me ndrru. Unë e konsideroj PDK-në vlerë”, ka thënë ai. /