Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, tha se bashkë me kuqezinjtë patën mundësinë ti shënojnë tre apo katër gola në ndeshjen ndaj Ukrainës.
Shqipëria korri fitore me rezultat 2-1 me përmbysje të rezultatit. Vetë Ismajli ia ktheu shpresat Shqipërisë duke shënuar golin e barazimit.
“Kemi besuar që kemi mundësi të fitonim. Është grupi i njëjti nga Evropiani. Kemi dominuar Ukrainën. Kishim mundësi të bënim 3-4 gola. E meritonim plotësisht. Në 15 minutat e fundit është normale të tërhiqej skuadra, se duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm të merrnim 3 pikë”, tha Ismajli.
“Isha pranë golit të dytë, më të rëndësishme ishin ato që prita në mbrojtje. Kur shënuam për 2-1 Ukraina na sulmoi shumë dhe bëra shumë ndërhyrje”, shtoi ai. /Gazeta Enigma