Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, ka thënë se qyteti i Gjilanit ka nevojë për punë të organizuar dhe vendimmarrje të drejtë ku çdo vendbanim, urban e rural, meriton trajtim të barabartë dhe shërbime funksionale.
Ismajli, përmes një postimi në Facebook, potencoi se vetëm përmes dialogut dhe punës së përbashkët mund të ndërohet një qytet i ëndrrave.
“Vetëm përmes dialogut dhe punës së përbashkët mund të ndërtojmë një qytet që ëndërrojmë. Qyteti ynë meriton qeverisje të përgjegjshme dhe transparente. Për punën e qeverisjes me popullin e për popullin, me prioritete të qarta dhe të ndara. Bashkë do ta ndërtojmë Gjilanin, me përkushtim, përgjegjësi dhe besim të fortë”, ka shkruar Ismajli./GazetaEnigma/
Postimi: