Kandidati i LDK-së për kryetar komune të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka treguar për planin qeverisës së tij për mandatin e ardhshëm në këtë qytet, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ismajli tha se programi qeverisës i LDK-së parasheh 7 shtylla kryesore. Ai premtoi arsim modern ku tha se do të ndërtohen tre shkolla të reja.
“Gjithashtu parashohim arsim modern. Tri shkolla të reja. Një te tregu, një te Lagjja Dheu i Bardhë, dhe një në fshatin Livoq”. tha ai në Debat Përnime.