Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, gjatë seancës së sotme në Kuvend, ka kërkuar nga Qeveria Kurti t’i sigurojë 2.5 milionë vaksina për imunizimin e të gjithë popullatës.
Ismajli theksoi se ajo çfarë është parë prej formimit të kësaj Qeverie, prioritet i Albin Kurtit ishin zgjedhjet në Shqipëri.
“Prioritet për të ishte Boikeni, e jo qytetari i Kosovës”, ka thënë Ismaili.
Ai ka kërkuar Kurtit që ta kthejë Qeverinë e Kosovës siç ka deklaruar ai kah qytetarët e saj.
“Qytetarët, që edhe sot janë duke u përballur me vështirësi dhe të vetmuar pa ndihmën e Qeverisë. Xhepi i qytetareve është zbrazur në përballje me pandeminë. Çdo ditë ata blejnë barna të stër-shtrenjtuara, sepse tri Qeveritë krijuan favore për tregtarët e barnave – të cilat plaçkitën qytetarët në kohë pandemie”, ka thënë Ismaili.