Një projekt me vlerë prej 700 mijë euro, që synon ndërtimin e një qendre moderne për trajtimin e qenve endacak në Gjilan, ka mbetur në harresë për shkak të refuzimit nga pushteti aktual, ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli.
Sipas tij, ky projekt ka ardhur në komunë përmes këshilltarëve të LDK-së dhe është rezultat i një bashkëpunimi me një investitor zvicerano-kosovar, ndërsa parashihet të realizohet me shumë pak kosto për komunën.
“Fatkeqësisht, pushteti aktual e ka refuzuar bashkëpunimin dhe e ka lënë projektin në harresë. Ne jemi të përkushtuar ta implementojmë atë me transparencë dhe profesionalizëm sapo qytetarët të na japin besimin”, është shprehur Ismajli përmes një postimi në Facebook.
Ndërkohë, në fund të mandatit kryetari aktual Alban Hyseni, bëri të ditur se përmes një kontrate 3-vjeçare në vlerë prej 300,000 eurosh, nis zbatimi i një programi profesional për trajtimin e qenve endacakë.
Ky program përfshin kastrimin, sterilizimin duke e kthyer këtë problem shumëvjeçar në një kapitull të mbyllur përfundimisht për qytetin.
Postimi i plotë i Ismajlit: