Ismajli: Rezultatet e para tregojnë që LDK prin në Gjilan

Ismajli: Rezultatet e para tregojnë që LDK prin në Gjilan

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arbër Ismajli, në një konferencë për media ka folur sa i përket balotazhit në këtë Komunë, raporton Gazeta Enigma.

Ai tutje ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, prin ndaj kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni.

“Në matjet e para që janë Lutfi haziri prin ndaj kundërkandidatëve. Ju e dini që disa kompani të EXIT POLL-it kanë qenë në Gjilan. Në matjet e para del që ne prijmë”.

Tutje, Ismajli i falënderoi qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Related Articles