Trajneri prishtinas që drejton Gjilanin është mposhtur sot në shtëpi nga kampionët e ri të Kosovës me rezultat 1-2. Megjithatë pas ndeshjes, Munishi është treguar shumë korrekt, duke uruar fituesit e Superligës për titullin e fituar.
Ai ka uruar të gjithë, nga lojtarët te kryesia, tifozët e homologun e tij Zekirija Ramadani, duke iu dëshiruar suksese në përfaqësimin ndërkombëatrë parakualifikues për Champions League.
Postimi i plotë nga Ismet Munishi:
Urime titulli kampion Fc Prishtina. Urime tifozerisë ‘Plisat’. Urime grupit shumë të mirë të Lojtarve. Urime Kryesisë së klubit. Urime Trenerit Ramadani, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me stafin e tij. Shumë suksese në garat evropiane. Respekt.