Ismet Munishi, krahason SC Gjilanin me “Lamborgini”

Ismet Munishi, krahason SC Gjilanin me “Lamborgini”

Trajneri i SC Gjilani ka krahasuar skuadrën që udhëheq me fuqinë motorike të automobilit Lamborghini.

Me simbolikën retorike, Munishi ka krahasuar komponentet që e përbëjnë automobilin me tërë ato karakteristika të veçanta, përfshirë shpejtësinë, rentabilitetin, forcën motorike, sikundër edhe domosdonë e kostos ekonomike.

“Pasi që i kemi ngjyrat e kuqe, edhe më ka pëlqye Lamborghini, sepse në të njëjtën kohë, ka një fuqi dhe elegancë, ka një emër të madhë si klubi Gjilani, ka shumë komponenta, është kerr që futet te makinat speciale dhe për këtë arsyeje kom vendos ‘Lamborghini'”, është shprehur ai.

Në paralelen e tij Munishi me elokuencë e simbolikë humori të lehtë, këto krahasime i bënë në funksion të përqimit të mesazhit te ekipet rivale, për sfidat me të cilat do të përballen kur t’u vie radha të takohen me skuadrën që drejton, SC Gjilani, ashtu sic ndodhë në të shumtën e herave në gara automobilistike kur paraprakisht dihet fituesi, ndërsa gara mbahet vetëm për prestigj./Gazeta Enigma/.

Related Articles