Istog: Një person sulmon mbikëqyrësin e ‘Hidrodinit’, pasi shkuan t’ia shkyçin gypin që e shfrytëzonte ilegalisht për ujitje

Istog: Një person sulmon mbikëqyrësin e ‘Hidrodinit’, pasi shkuan t’ia shkyçin gypin që e shfrytëzonte ilegalisht për ujitje

Me një rast sulmi është përballur së fundi një mbikëqyrës në Kompaninë Rajonale për Ujë dhe Kanalizim ‘Hidrodrini’ në Istog, i cili bashkë me punëtorët kishin dalë në terren për të shkyçur një kyçje e cila përdorej ilegalisht për ujitje të tokës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari me t’i parë zyrtarët e ‘Hidrodrinit’, ka kërcënuar mbikëqyrësin dhe të njëjtit i është sulur ta sulmojë me një shufër metalike.

56-vjeçari ua ka pamundësuar punonjësve të kompanisë ta kryejnë punën e tyre dhe i ka larguar ata që aty. Përballë kësaj situate, rasti është denoncuar në Polici dhe si rrjedhojë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, njofton Sinjali.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm’.

Related Articles