Istog, përurohet lapidari kushtuar heronjve të fshatit Uçë

Istog, përurohet lapidari kushtuar heronjve të fshatit Uçë

Në Istog sot u mbajt ceremonia e përurimit të lapidarit kushtuar heronjve të fshatit Uçë, Bajram Gashi, Ramë Alia dhe Sali Rama, në 80-vjetorin e rënies së tyre.

Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Isotgut thuhet se në këtë ceremoni, e cila u zhvillua në Tregun e Gjelbër, morën pjesë përfaqësues institucional, familjarë të heronjve, qytetarë dhe figura të rëndësishme të jetës publike.

Me fjalime përkujtimore dhe homazhe, të pranishmit nderuan sakrificën e këtyre burrave që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Kryetari i Komunës,Ilir Ferati, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të heronjve dhe vlerësimit të sakrificës së tyre, duke e cilësuar këtë lapidar si një simbol të përjetshëm të qëndresës dhe patriotizmit.

Ngjarja u mbyll me vendosjen e kurorave me lule dhe një minutë heshtje në nderim të të rënëve.

Related Articles