Isufi: Ne importojmë mallra të cilat kemi mundësi t’i prodhojmë

Isufi: Ne importojmë mallra të cilat kemi mundësi t’i prodhojmë

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Elmaz Isufi, ka deklaruar se nuk sheh trend të uljes së çmimeve në Kosovë, por vetëm rritje në vitet në vijim.

Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” të KTV-se se sipas të dhënave të Doganës, Kosova importon mallra për të cilat “kemi resurse e kapacitete për të rritur shkallen e prodhimtarisë”.

“Në dhjetor të vitit të kaluar kemi importuar 630 milionë euro mallra, e që janë 20% më shumë se në janarin e këtij viti. Mendoj se është shifër rekorde pasi 5.4 miliardë është vlera e importeve nga jashtë, e kjo sado që duket paradoksale, dikur sikur tendencë që në Kosovë ka fuqi blerëse përkundër kësaj rritjeje”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, importimi i mallrave që Kosova mund t’i prodhojë është edhe çështje politike dhe e ndikimeve të politikave qeveritare.

“Të dhënat e Doganës tregojnë se ne importojmë mallra për të cilat kemi resurse, kapacitete e mundësi për të rritur shkallën e prodhimtarisë. Pse nuk është bërë kjo, sigurisht se është edhe politike”, ka thënë ai.

Related Articles