Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Treviso të Italisë.
26-vjeçarja shqiptare, Anila Grishaj, të marten e ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas mediave italiane, ajo u godit nga një makineri e rëndë paketimi në kokë, teksa po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.
Hetimet fillestare tregojnë se kjo makineri ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.
Siç raporton gazeta Corriere del Veneto, ka pasur tensione jashtë dyerve të kompanisë mes familjarëve të viktimës dhe policisë.
Sipas kësaj gazete, babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kompania është akuzuar se familja është njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas orës 16:00, ndërkaq ishin kolegët e 26-vjeçares shqiptare, që i dhanë asaj ndihmën e parë.
Më pas mjekët dhe infermierët kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter, ambulancë dhe mjet mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit, karabinierët nga stacioni Pieve di Soligo dhe teknikët e njësisë Spisal.
Prokuroria e Trevisos ka nisur hetimet lidhur me tragjedinë.