Një 83-vjeçar goditi disa herë me thikë gruan e tij 77-vjeçare në Castellanza të Italisë.
Më pas, duke besuar se ajo kishte vdekur, ai u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonin së bashku.
Burri i identifikuar si Renato Oggioni ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ka qenë vetë gruaja, Carla Marmonti që ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, e cila është gjetur në tokë në një pellg gjaku.
Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Legnano, ku iu nënshtrua një operacioni delikat.
Sipas mediave italianë, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
/Lapsi.al/