Një aksident i rëndë ka ndodhur në Godega di Sant’Urbano në Itali, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën katër të rinj, në mesin e tyre edhe një 19-vjeçar shqiptar.
Të rinjtë, sipas mediave italiane, po ktheheshin në shtëpi pas një feste.
Ata që ngritën alarmin në lidhje me aksidentin ishin banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar zhurmën dhe menjëherë kishin telefonuar policinë dhe ambulancën.
Hetimet mbi shkaqet e aksidentit kanë nisur.