Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë veten gjatë natës në burgun e Forlit.
Lajmi është konfirmuar nga garanti rajonal i të arrestuarve, Roberto Cavalieri.
I riu ishte dërguar në qeli pasditen e djeshme pas vendimit të Gjykatës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 2 vitesh.
Kjo është vetëvrasja e shtatë në burgun e në Emilia-Romagna për vitin 2022, shkruan Ansa.
“Përballë tragjedive si këto, vëren Cavalieri, ne duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi të kundërshtojmë një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat lokale që ndodhen nëpër burgje, vazhdon ai, duhet të kontribuojnë në luftimin e dukurive vetëvrasëse.”/GSH/