Italia: Asnjë mision në Hormuz pa armëpushim

Italia: Asnjë mision në Hormuz pa armëpushim

Italia nuk do të ndërmarrë asnjë mission ushtarak në Hormuz, deklaroi ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto në një deklaratë.

“Kam lexuar interpretime krejtësisht të pasakta të dokumentit të miratuar sot nga disa vende evropiane dhe jo-evropiane, përfshirë Italinë. Asnjë mision lufte Asnjë hyrje në Hormuz pa një armëpushim dhe një iniciativë gjithëpërfshirëse shumëpalëshe’’, shtoi ai.

‘Italia është e vetëdijshme për rëndësinë që ka për të gjithë të punojnë drejt rihapjes së sigurt të Hormuzit dhe besojmë se është e drejtë dhe e përshtatshme që Kombet e Bashkuara të ofrojnë kornizën ligjore për një iniciativë paqësore dhe shumëpalëshe për të arritur këtë qëllim”, theksoi ministri Crosetto.

Related Articles