Ministria e Punëve të Jashtme në Itali e ka mirëpritur heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Sipas kësaj ministrie, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të punojnë për forcimin e dialogut.
“Heqja e pengesave në veri të Kosovës është një arritje e mëtejshme e punës së kryer në sinergji ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe KFOR-it për të ulur tensionet dhe qeveritë duhet të punojnë për forcimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Italia do të vazhdojë të mbështesë procesin”.