Italia vendos dy kushte për t’iu bashkuar vendimit të aleatëve për njohjen e Palestinës

Italia vendos dy kushte për t’iu bashkuar vendimit të aleatëve për njohjen e Palestinës

Qeveria italiane ka bërë të ditur se është e gatshme të shqyrtojë njohjen e shtetit të Palestinës, por vetëm nëse plotësohen dy kushte thelbësore: lirimi i të gjithë pengjeve dhe përjashtimi i Hamasit nga çdo proces apo strukturë qeverisëse në territorin palestinez.

Lajmi u bë publik përmes deklaratave nga mazhoranca parlamentare, e cila pritet të paraqesë një mocion zyrtar në Dhomën e Deputetëve me këto dy kërkesa si parakushte për njohjen zyrtare.

“Duhet të kuptojmë cilat janë prioritetet,” deklaroi një përfaqësuese e shumicës. “Unë nuk jam kundër njohjes së Palestinës, por kjo duhet të bëhet me qartësi dhe me standarde. Shpresoj që ky pozicion të gjejë mbështetje edhe nga opozita; sigurisht që nuk do të gjejë mbështetje nga Hamasi apo ekstremistët islamikë, por duhet të ketë mbështetje nga ata që mendojnë me përgjegjësi.”

Related Articles