Iu gjetën 15 qese marihuanë gjatë kontrollit në trup, arrestohet mitrovicasi

Iu gjetën 15 qese marihuanë gjatë kontrollit në trup, arrestohet mitrovicasi

Një person në Mitrovicë është arrestuar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në trup janë gjetur 15 qese marihuanë.

Sipas raportit policor, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 15 qese me substancë të dyshuara të llojit marihuanë në peshë prej 15.31 gram. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.

Related Articles