Një sherr i dhunshëm dhe agresiv mes dy shqiptarëve dhe 4 të huajve është regjistruar në Novara të Italisë.
Mediat në Shqipëri shkruajnë se gjithë zënka me grushte e shkopinj ka nisur për shkak të dy vajzave që ishin në tavolinë me shqiptarët.
Gjithçka nisi në fillim të janarit dhe kjo për shkak të një mosmarrëveshjeje të parëndësishme që ndodhi në qendër të Novarës në një lokal shumë të populluar.
Në fillim sherri nisi si verbal dhe kjo për ngacmimin e vajzave në shoqërinë e shqiptarëve, teksa më pas u kthye në sherr fizik ku u desh ndërhyrja e policisë.
Katër të huajt u bënë pritë shqiptarëve të cilët i bën për spital. Katër të huajt që kanë sulmuar janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, kurse të sulmuarit janë dy shqiptarë nga Kosova dhe një me origjinë marokene, gjithashtu banues në Novara.