Këtë të martë ishte gjysmëfinalja e parë e Katarit 2022 mes Argjentinës dhe Kroacisë dhe si në çdo ndeshje të skuadrës evropiane, Ivana Knoll ishte një nga personat më të kërkuar, sidomos nga tifozët që donin t’i merrnin një kujtim bukuroshes.
Por në fund të ndeshjes, ajo nuk ishte e buzëqeshur si në raste të tjera, pasi kombëtarja e vendit të saj u eliminua.
Në dalje të stadiumit “Lusail”, ku Kroacia humbi 3-0, modelja dhe influencuesja nuk e fshehu acarimin e saj dhe rrëfeu se ishte e pikëlluar për humbjen, pasi siguroi se Argjentina nuk është një ekip i mirë, përveç faktit se kroatët patën një ditë të keqe.
“Unë nuk mendoj se Argjentina është një ekip kaq i mirë, prandaj. Nuk patëm një ditë të mirë, por një ditë të keqe, kjo është e gjitha”, tha modelja në një video të publikuar nga TUDN.
Që nga fillimi i Kupës së Botës, modelja kroate tërhoqi vëmendjen e fansave për bukurinë e saj dhe u bë një personazh i famshëm.
Ajo i kalon dy milionë ndjekësi në llogarinë e saj në Instagram dhe është pagëzuar si e dashura e Kupës së Botës.
Këtë të martë ajo shkoi në stadiumin “Lusail” me një pamje sensuale që mahniti qindra fansa në vendngjarje dhe mijëra me imazhet në rrjetet sociale.
Këtë fundjavë, ajo do të ketë paraqitjet e saj të fundit në Katar, por të gjithë fansat do të vazhdojnë ta ndjekin përmes llogarisë së saj në Instagram.