Rusia është shkëputur nga bota. Në një javë, një komb prej 145 milionë banorë është mbyllur hermetikisht. Me pothuajse asnjë kundërshtim nga Duma e Putinit.
Ata miratuan “operacionin e tij special” në Ukrainë dhe shtypjen dhe censurën e tij masive në vend.
Rusia mori vendim që të bllokojë hyrjen në top rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe së fundmi edhe Youtube.
Sipas Kremlinit, kjo po bëhet për shkak të kufizimit të këtyre rrjeteve sociale ndaj mediave shtetërore ruse, por edhe për lejimin e dizinformatave.
Rusia gjithashtu detyroi mbylljen e mediave neutrale në vend, përfshirë edhe BBC-në.