Libani dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje historike për demarkimin e kufirit detar midis tyre, njofton kryeministri izraelit, Yair Lapid.
“Kjo është një arritje historike që do të fuqizojë sigurinë e Izraelit, injektojë miliarda në ekonomi dhe sigurojë stabilitet në kufirin tonë verior”, deklaroi kryeministri izraelit.
Në anën tjetër, presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se termet e pranuara nga drafti final nga i dërguari amerikan Amos Hochstein u pëlqyen nga Libani dhe shpresoi se marrëveshja do të publikohet sa më shpejtë që është e mundur.
Marrëveshja në fjalë midis dy shteteve fqinje, e cila teknikisht mbetet në luftë, mund të shënojë një hap të madh përpara duke zhbllokuar prodhimin e gazit nga jashtë për të dy vendet.
Presidenti libanez dërgoi fillimisht termet finale të propozuara në Izrael dhe Liban në fillim të muajit.
Izraeli mirëporiti draftin e parë të Hochstein, por Libani kërkoi amendamente. Ndërsa, Izraeli tha se kishte planifikuar ndryshimet libaneze.
Negociatat për arritje të marrëveshjes vazhduan në ditët e fundit dhe Izraeli njoftoi se drafti final i presidentit libanez iu kishte përshtatur.
Të dy shtetet rihapën negociatat për kufirin detar midis tyre në vitin 2020, por procesi haste në pengesa të përsëritura. Njëra ndër to ishte fusha e prodhimit me gaz në Karish, për të cilën Izrael insistonte se ka rënë krejtësisht brenda ujërave të tij dhe nuk ishte temë e negociatave.
Libani thuhet se ka përvetësuar një pjesë të kësaj fushe dhe Hezbollah, grupi shiite i mbështetut nga Irani, kërcënohej me sulme nëse Izrale fillon prodhimin në Karish, raporton France24.
Por, Izraeli tha se prodhimi do të fillojë në Karish sa më parë, përkundër kërkesave të Libanit.