Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për të shkëmbyer trupat e katër pengjeve për lirimin e qindra të burgosurve palestinezë.
Kështu ka thënë një burim izraelit për CNN-in, transmeton Gazeta Enigma.
Izraeli kishte vonuar lirimin e qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë që nga e shtuna në shenjë proteste ndaj asaj që tha se ishte trajtimi mizor i pengjeve gjatë lirimit të tyre nga Hamasi.
Hamasi ka liruar gjashtë pengje izraelitë nga Gaza të shtunën në dy ceremoni publike dhe një transferim privat, duke shënuar kthimin e fundit të pengjeve të gjallë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit që ka nisur më 19 janar.
Izraeli pritej të lironte 620 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë, duke përfshirë 23 fëmijë dhe një grua, por zyrtarët izraelitë e vonuan atë lirim.
Në anën tjetër, Hamasi ka akuzuar Izraelin për shkeljen e armëpushimit me këtë vonesë, dhe ka thënë se bisedimet për një fazë të dytë nuk do të ishin të mundshme derisa ata të liroheshin.
Të mërkurën, një burim izraelit i njohur me bisedimet ka thënë se ishte arritur një marrëveshje e re për transferimin e eshtrave të katër pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të lirimit të më shumë se 600 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë. /Gazeta Enigma