Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka konfirmuar vrasjen e ministrit të Inteligjencës, Esmail Khatib, duke e cilësuar atë dhe vdekjen e disa drejtuesve të tjerë si “atentate frikacake” në një reagim në platformën “X”.
Izraeli kishte deklaruar më herët gjatë ditës se Khatib, të cilin e akuzon si përgjegjës për shtypjen e brendshme dhe operacionet e eliminimit të regjimit, ishte “eliminuar” gjatë natës.
Ngjarja vjen pasi autoritetet iraniane konfirmuan një ditë më parë vrasjen e një tjetër zyrtari të lartë të sigurisë kombëtare, Ali Larijani, si dhe të ish-komandantit të milicisë Basij, gjeneralit Gholam Reza Soleimani, pasi Izraeli kishte njoftuar për vdekjen e tyre.
