Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak Herzi Halevi, tha të martën se Izraeli ishte gati për një ofensivë ushtarake përgjatë kufirit verior me Libanin dhe se ishte afër një pike vendimi.
“Ne jemi të përgatitur, pas stërvitjes së gjerë, për një ofensivë në veri”, tha ai në një deklaratë të regjistruar.
“Jemi pranë një pike vendimi”, shtoi Halevi, raporton Reuters.