Irani po kryen piraterinë dhe duhet të sanksionohet për këtë, ka kërkuar ministri i jashtëm i Izraelit, Israel Katz.
Garda Revolucionare e Iranit ka kapur një anije mallrash të lidhur me Izraelin në Ngushticën e Hormuzit, raporton SkyNews.
“Regjimi i Ajatollah i Khameneit është një regjim kriminal që mbështet krimet e Hamasit dhe tani po kryen një operacion pirate në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Katz.
“I bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe botës së lirë që të shpallin menjëherë trupat e Gardës Revolucionare iraniane si një organizatë terroriste dhe të sanksionojnë Iranin tani”.