Izraeli ka kryer sulme ajrore në kryeqytetin sirian, në Damask si dhe pranë një objekti të ushtrisë në afërsi të Homsit, tha Ministria siriane e Mbrojtjes.
Ndërkaq sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi rajonin e Lindjes së Mesme duke kërkuar që të ndalen luftimet.
Sulmet izraelite goditën lagjen Karf Sosa në qendër të Damaskut dhe një objekt të ushtrisë në Homs, duke lënë të vrarë një ushtar dhe duke plagosur shtatë të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
Ministria tha se sulmet kanë shkaktuar “dëme materiale”, por nuk ka dha më shumë detaje.
Një ditë më herët, Izraeli sulmoi periferitë e Bejrutit dhe Hezbollahu. /Gazeta Enigma