Qeveria izraelite ka miratuar armëpushimin në Gaza dhe marrëveshjen e lirimit të pengjeve me Hamasin, duke hapur rrugën që faza e parë e marrëveshjes të hyjë në fuqi të dielën.
Marrëveshja do të bëjë që Hamasi të lirojë 33 pengje izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, shkruan BBC.
Miratimi i marrëveshjes nga qeveria e Izraelit vjen disa orë pasi këshilli i sigurisë i vendit rekomandoi gjithashtu miratimin e marrëveshjes.