Izraeli nis ofensivë të madhe për të ‘marrë dhe kontrolluar’ zonat e Gazës

Izraeli nis ofensivë të madhe për të ‘marrë dhe kontrolluar’ zonat e Gazës

Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e një ofensive të madhe që synon të mposht Hamasin dhe të sigurojë lirinë e pengjeve të mbetur në Gaza.

Forcat izraelite të mbrojtjes thanë në llogarinë e tyre në X se kishin mobilizuar trupa për “Operacionin Karrocat e Gideonit” për të kapur “zonat strategjike” të Rripit të Gazës, shkruan BBC.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi thonë se sulmet izraelite kanë vrarë rreth 250 njerëz që nga e enjtja.

Izraeli vendosi një bllokadë ndihme në Gaza në mars pas prishjes së një armëpushimi dymujor. Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se “shumë njerëz po vuanin nga uria” në Gaza.

Related Articles