Sulmet ajrore nga avionët izraelitë kundër objektivave Houthi në Jemen, kanë lënë të vdekur të paktën nëntë persona.
Siç raportojnë mediat izraelite, dhjetëra avionë luftarakë së bashku me avionë të inteligjencës morën pjesë në sulme të cilat erdhën si pasojë e rritjes kohëve të fundit të sulmeve të Houthi kundër Izraelit, njofton The Guardian, transmeton Gazeta Enigma.
Këto sulme nisën menjëherë pas një lëshimi rakete gjatë natës së mërkurës nga Jemeni drejt Izraelit.
Forcat Houthi filluan të gjuanin rregullisht raketa me rreze të gjatë veprimi në Izrael një vit më parë, duke thënë se e po e bëjnë këtë në solidaritet me palestinezët e vrarë nga sulmet izraelite në Gaza. /Gazeta Enigma