Izraeli publikon pamje ku pretendohet se Hamasi rrah brutalisht civilët në Gaza

Izraeli publikon pamje ku pretendohet se Hamasi rrah brutalisht civilët në Gaza

Një video shqetësuese që supozohet se tregon Hamasin duke rrahur banorët e Gazës pranë një qendre ndihmash humanitare po përhapet në mediat sociale.

Ata janë duke u rrahur për vjedhjen e ushqimit nga një depo e ndihmave humanitare, tha në rrjetin social X, Avichay Adraee, kreu i departamentit të mediave arabe të njësisë së zëdhënësve të IDF.

Videoja tregon anëtarët e Hamasit duke rrahur civilët nga Gaza dhe duke shkruar fjalën “hajdut” në shpinë të tyre me bojë të gjelbër.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e Hamasit mbajnë maska në kokat e tyre që mbulojnë fytyrat e tyre dhe mund të shihen duke goditur civilët e lidhur me shkopinj ndërsa sytë e tyre janë të mbuluar me leckë.

Civilët mund të dëgjohen duke rënkuar dhe duke bërtitur nga dhimbja.

“A e dini kush janë këta burra të maskuar? Kush janë viktimat e tyre? Përbindëshat njerëzorë të maskuar janë pjesë e Hamasit dhe viktimat janë të rinj të pafajshëm”, ka shkruar Adraee në platformën X.

Ai shtoi se ata të rinj u përpoqën t’ua kthenin ushqimin që Hamasi u kishte vjedhur dhe e bënë këtë sepse ishin të uritur.

Ai shton se banorët e Gazës prej vitesh janë viktima të terrorizmit dhe të Hamasit.

Related Articles