Forcat izraelite kanë vazhduar sulmet në Rafah, pavarësisht planit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund luftës.
Siç shkruan The Guardian, banorët kanë thënë se bombardimet me artileri të rëndë nuk janë ndalur për asnjë moment gjatë natës.
Po ashtu, banorët thanë se në lagjen Tal al-Sultan në perëndim të Rafahut ka pasur edhe zjarr tankesh, ndërsa dëshmitarë në lindje dhe në qendër të qytetit jugor përshkruanin granatimet intensive të artilerisë.
“Që nga orët e hershme të natës deri sot në mëngjes, bombardimet ajrore dhe artilerie nuk janë ndalur për asnjë moment”, tha një banor nga Rafah për AFP, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, sipas banorëve, ka një numër snajperësh izraelitë në ndërtesat e larta që mbikëyqrin të gjitha zonat e Tal al-Sultan, duke e bërë sipas tyre, situatën shumë të rrezikshme.