Izraeli sulmoi impiantin më të madh të gazit në Iran

Izraeli sulmoi impiantin më të madh të gazit në Iran

Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën iraniane të gazit në jug të vendit, konfirmoi një zyrtar izraelit.

Sipas tij, objektivi i sulmit ishte impianti më i madh iranian për përpunimin e gazit në provincën Bushehr.

Televizioni shtetëror iranian raportoi gjithashtu për sulmin, raporton timesofisrael.

“Pak më parë, pjesë të impianteve të gazit në Zonën e Posaçme Ekonomike Energjetike South Pars në Asaluyeh u goditën nga raketa të lëshuara nga armiku amerikano-sionist”, u bë e ditur.

Po ashtu, thuhet se ekipet e zjarrfikësve janë dërguar në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin.

Fusha e gazit South Pars, të cilën Irani e ndan me Katarin, është rezerva më e madhe e njohur e gazit në botë.

Kjo fushë siguron rreth 70 për qind të furnizimit të brendshëm të vendit me gaz natyror ndërsa Irani po zhvillon pjesën e tij që nga fundi i viteve 1990.

Izraeli ka sulmuar objektet iraniane në këtë fushë edhe gjatë luftës 12-ditore në qershor të vitit të kaluar. 

Related Articles