Izraeli ka sulmuar kampin e refugjatëve Jabaliya të Gazës veriore.
Kampi i refugjatëve Jabalia është me popullsi të dendur, ndërsa mediat lokale raportuan se tanket ushtarake kanë rrethuar qendrat e evakuimit dhe ndërtesat e banimit.
Kjo ndodhi gjatë natës pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit paralajmëroi se 100,000-150,000 civilë palestinezë do të duhej të “evakuoheshin”, shkruan Euronews.com.
Mustafa Barghouti, i cili është kreu i partisë së Iniciativës Kombëtare Palestineze, postoi një video duke pretenduar se tregon bombardimin e kampit nga Izraeli.
Mbrojtja civile e Gazës ka thënë se ekipet e saj nuk janë në gjendje të hyjnë në kamp pasi Izraeli urdhëroi bombardime të reja të dielën, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu e Turqisë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se përveç Jabalias, forcat izraelite po veprojnë edhe në Beit Lahiya dhe Beit Hanoun.
Kjo vjen pasi Izraeli nisi sulmet në të gjithë Gazën pasi zgjeroi një urdhër evakuimi në Rafah jugor të rripit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi ndalimin e menjëhershëm të luftës në Gaza, kthimin e pengjeve dhe një “rritje” të ndihmave humanitare në territorin e rrethuar palestinez.
Heavy Israeli bombardment of Jabalia refugee camp continues. This video shows the bombardment of the medical personnel and journalists in the camp. pic.twitter.com/HFVEA5Be9B— Mustafa Barghouti @Mustafa_Barghouti (@MustafaBarghou1) May 12, 2024