Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se po tërheq në Izrael ekipin e saj të negociatorëve të armëpushimit në Doha, Katar.
Në deklaratë thuhet se shtë vendosur të kthehet ekipi negociator në Izrael për konsultime të mëtejshme, raporton BBC.
“Në dritën e përgjigjes së dhënë nga Hamasi këtë mëngjes, është vendosur të kthehet ekipi negociator në Izrael për konsultime të mëtejshme”.
“Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit dhe përpjekjet e të dërguarit Ëitkoff për të sjellë një përparim në bisedime”, thuhet tutje në deklaratë.