Izraeli ka lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tij me Katarin për momentin, por do të “lajë hesapet” pas përfundimit të luftës në Gaza, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme izraelite.
Në një intervistë në radion e ushtrisë izraelite, Joshua Zarka, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për çështjet strategjike në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, vuri në pikëpyetje “rolin e Katarit në gjithçka që lidhet me pritjen dhe legjitimimin e aktiviteteve të Hamasit”.
“Për momentin ne kemi nevojë për to. Por kur kjo gjë të kalojë nga bota, ne do të lajmë hesapet me ta”, tha ai.
Katari, ShBA-ja dhe Egjipti janë angazhuar në negociata intensive për të vendosur dhe zgjatur armëpushimin në Gaza dhe për të mundësuar shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë.
Të martën, krerët e CIA-s dhe Mossad-it të Izraelit u takuan me kryeministrin e Katarit për të diskutuar zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Al Jazeera.