Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë komandantin e Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, Alireza Tangsiri.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Tangsiri ishte “drejtpërdrejt përgjegjës për aktin terrorist të bombardimit dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit”.
Ai shton se edhe një numër “zyrtarësh të lartë të komandës së marinës” janë vrarë gjithashtu, siç raporton BBC.
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të ngarkuara në botë për transportin e naftës – është bllokuar në mënyrë efektive nga Irani që nga shpërthimi i luftës muajin e kaluar.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se udhëheqësit e Iranit janë “të frikësuar” të pranojnë se po negociojnë me SHBA-në.
