Izraeli filloi të martën të administrojë vaksinën e koronavirusit tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Vendi doli kohët e fundit nga një valë e katërt COVID dhe infeksionet ditore kanë qenë relativisht të ulëta gjatë javëve të fundit.
Por statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë atje tregojnë se një pjesë e madhe e infeksioneve të reja kanë qenë te fëmijët dhe adoleshentët, raporton AP.
Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç përbëjnë gati gjysmën e rasteve aktive. Zyrtarët shpresojnë se fushata e re e vaksinimit do të ndihmojë në uljen e shifrave dhe ndoshta të shmangë një valë të re./Gazeta Enigma/