Izraeli vazhdon sulmin në spitalin më të madh në Gaza

Izraeli vazhdon sulmin në spitalin më të madh në Gaza

Një sulm ushtarak izraelit i nisur të hënën po vazhdon në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, ku mijëra njerëz janë strehuar në kushte të rënda.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal ka thënë për CNN se spitali është “i rrethuar” nga forcat izraelite.

Ndërkaq, ushtria izraelite ka thënë se vendi po përdorej nga “terroristë të lartë të Hamasit”.

Brenda spitalit, njerëzit kanë raportuar se janë ndaluar dhe “rrahur rëndë” dhe se kanë frikë të lëvizin midis dhomave.

Të tjerë kanë bërë thirrje për “ndërhyrje urgjente përpara se spitali të kthehet në varr masiv”.

Related Articles